AUSTRALI-Redaksia e televizionit Australian Nine News ka pasur në këto ditë një të ftuar të veçantë. Bëhet fjalë për një gjarpër të madh i cili kishte hyrë mbrapa një prej kompiuterave në sallën e montazhit. ‘Mendimi i parë ishte t’i vija zjarrin zyrës, por asnjë se mendonte si unë’, ka thënë me shaka drejtoresha Kate Limon.
‘Po kërkoja në internet një gjuetar gjarpërinjsh, por menaxherja jonë e programeve na doli se ishte një eksperte e faunës së egër’ ka shpjeguar gruaja.
Videoja e publikuar nga vetë Limon në Twitter, tregon kordinatoren e programeve të redaksisë që kap gjarprin dhe e fut në një qese, me ndihmën e një kolegu. Kafsha më pas u lirua jashtë redaksisë.
(da.xha/BalkanWeb)
