Kalimit të Neymar te Paris SG i mungon vetëm fotografia zyrtare me klubin francez pasi dy palët kanë rënë dakort dhe ka qenë vetë Barcelona ajo që sot njoftoi se braziliani do të largohet.
Po ky transferim do të mbahet mend gjatë pasi do të jetë më i kushtueshmi i historisë së futbollit, madje duke e kaluar dyfish rekordin e mëparshëm që mbahet nga Paul Pogba, 105 mln euro. Neymar do t’i kushtojë gjigandëve të “Ligue 1” 222 mln euro, shifër që del totalisht nga logjika e merkatos.
I aftë t’a parashikonte këtë që po ndodh ishte vetëm Arsene Venger i cili vitin e kaluar pasi Pogba vendosi rekordin u shpreh: “Nuk do të jetë e largët dita kur një lojtar të transferohet për 200 mln euro”. Ndoshta as tekniku francez i Arsenal nuk do ta kishte menduar se do të ndodhte kaq shpejt.
“Goal.com” na sjell tabelën me transferimet më të shtrenjta në futboll pasi u sigurua dhe kalimi i Neymar te Paris SG.
1 Neymar Barcelona – Paris SG 2017 €222m
2 Paul Pogba Juventus – Manchester United 2016 €105m
3 Gareth Bale Tottenham – Real Madrid 2013 €100.8m
4 Cristiano Ronaldo Manchester United – Real Madrid 2009 €94m
5 Gonzalo Higuain Napoli – Juventus 2016 €90m
6 Neymar Santos – Barcelona 2013 €86.2m
7 Romelu Lukaku Everton – Manchester United 2017 €84.8m
8 Luis Suarez Liverpool – Barcelona 2014 €82.3m
9 James Rodriguez Monaco – Real Madrid 2014 €80m
10 Alvaro Morata Real Madrid – Chelsea 2017 €78.9m
(e.k/BalkanWeb)
