Olga Pronina, motoriste ruse, e cila me fizikun e saj marramendës ishte bërë e njohur në gjithë botën, ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Lajmin e bën të ditur Mail Online. Pronina po udhëtonte me motorin e saj në rrugë kur ka humbur kontrollin e mjetit.
Bukuroshja motoriste, 40 vjeç, e cila kishte rreth 150 000 ndjekës në rrjetet sociale, është përplasur me një bordurë dhe për të ka qenë e pamundur të shpëtojë. Olga Pronina duket se ka hyrë me shpejtësi të madhe në një kthesë, duke e pasur të pamundur të mbajë kontrollin e mjetit të saj, i cili është ndarë në dysh.
Olga ishte një yll në web për veprimet e saj të rrezikshme me motor, por edhe për bukurinë e saj.
Ajo zakonisht bënte poza seksi mbi motorin e saj, duke treguar edhe me bikini format e saj super.
Pronina ishte nënë e një vajze 16 vjeçare, e cila në momentin e aksidentit ndodhej tek gjyshërit e saj.
(da.xha/BalkanWeb)
