DURRES- Policia e Durrësit jep informacion në lidhje me mjetin që mori flakë në autostradën Durrës-Tiranë sot rreth orës 14:25. Sipas policisë mjeti drejtohej nga shtetasja F.K. 52 vjeçe, banuese në Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë kanë shkuar Forcat Zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Nga ana e uniformave blu është ngritur grupi hetimor, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb