Monaco ka fituar në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të kampionatit francez. Kampionët në fuqi kanë fituar kundër Touluse me rezultatin 3-2, por me një paraqitje jo aty ku pritej.
Por, përveç zhgënjimit me paraqitjen, trajneri Leonardo Jardim ka marrë edhe një lajm të keq prej stafit mjekësor të ekipit. Sulmuesi i shumë kërkuar Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në gjurin e djathtë dhe nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushave të blerta. Mbappe u dëmtua gjatë një dyluftimi me një nga mbrojtësit e Touluse duke zënë në pozicion të keq gjurin.

(i.ç/BalkanWeb)
