Aventura e re e ish-futbollistit të Partizanit, Caleb Ekuban, nuk ka nisur ashtu siç pritej. Lojtari ganez me pasaportë italiane i cili mrekulloi me aftësitë e tij sezonin e shkuar në kampionatin shqiptar e ka nisur në stol ndeshjen e parë në Angli ku aktivizohet me ekipin e Leeds-it.

Jo vetëm kaq, por për 23-vjeçarin nuk mjaftuan as zëvendësimet për të prekur qoftë edhe një minut fushën e blertë. Gjithsesi Ekuban duhet të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij arriti te fitonte me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj Bolton-it.

Te Lidsi këtë sezon u transferua dhe sulmuesi me origjinë shqiptare Egzan Alioski, i cili e nisi ndeshjen si titullar duke dhënë edhe asist te goli i dytë.
(e.k.BalkanWeb)
