Koreja e Veriut dënoi sot paketën e re të sanksioneve të vendosura nga ana e OKB-së, duke deklaruar se nuk do të negocionte në lidhje me programet bërthamore dhe balistike për sa kohë ishte nën kërcënimin e SHBA.
Sanksionet e miratuara të shtunën nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përbëjnë “një shkelje flagrante të sovranitetit tonë”, deklaroi Pheniani në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
“Ne nuk do të vendosim programin tonë të frenimit bërthamor në tryezën e negociatave”, për aq kohë sa Veriu është i kërcënuar nga Uashingtoni, shtoi teksti. Pheniani nuk do të tërhiqet sikur një hap të vetëm në lidhje me forcimin e kapacitetit të tij bërthamor.
Në një tentative për rifrenimin e ambicieve bërthamore të Veriut, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi sot një rezolutë që rrezikon të privojë Phenianin nga një miliardë dollarë të ardhura vjetore.
(m.k/BalkanWeb)