Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Kësaj here përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” me disa vargje të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, ka ironizuar qeverisjen e Ramës.

Ish-kreu i LSI-së e konsideron situatën ‘një dëshpërim agollian’, kjo për shkak të qeverisjes së shurdhër, të tharë nga çdo ndjenjë, përbuzëse dhe që nuk i dhemb aspak ky vend.

Statusi i plotë

“Dritëroi shkruante këto vargje të rralla të një filozofie politike. Çdo ditë provojmë këtë dëshpërim agollian për shkak të qeverisjes së shurdhër, të tharë nga çdo ndjenjë, përbuzëse dhe që nuk i dhemb aspak ky vend, ndërsa Dritëroit kjo dhimbje për Shqipërinë nuk ju shërua.

 

(e.f/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb