KAVAJE- Aksidenti i tmerrshëm që u regjistrua paraditen e së hënës në aksin Kavajë-Durrës, duke i marrë jetën një 21-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve është parë nga shumë kalimtarë, të cilët u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje fatale.

aksident-ne-golem

Përplasja e mjetit tip “Skoda” me drejtues shtetasin K.R. me kamionçinën e shtetasit E.Z. i mori jetën të riut që drejtonte makinën, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

‘Durrëslajme’ ka publikuar një video pak pas momentit të aksidentit, ndërsa pamjet që tregohen në të janë të tmerrshme. Të shumtë ishin qytetarët që raportuan për ngjarjen, ndërsa të shokuar iu afruan edhe makinës ku ishte viktima. Në dëshmitë e tyre ata raportuan se i riu ishte dëmtuar shumë në pjesën e kokës dhe se kishte humbur jetën në vend. Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb