LEZHE- Policia e Lezhës, ka vijuar arrestimet në kuadër të planit operacional “Autostrada”, duke prangosur një tjetër person të shpallur në kërkim për “Vjedhje me armë” në Fushë-Mamurras.

Nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Kurbin, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i autorit të katërt, shtetasit Sebastjan Ajazi, 21 vjeç, banues në “Mamurras” Kurbin.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se 21-vjeçari në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, janë autorë të ngjarjes së ndodhur më 5 prill në vendin e quajtur “Fushë Mamurras”. Ajazi në bashkëpunim edhe me tre persona të tjerë i kanë dalë para të maskuar dhe me armë shtetasit nga Lezha, Kreshnik Përndoj,

i cili udhëtonte me automjetin e tij “BMË” me targa AA 869 AG. Autorët i kanë vjedhur me armë, katër telefona të ndryshëm celulare, një shume të hollash, si dhe disa bizhuteri.

Materialet hetimore e procedurale ju kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë  rrethit Gjyqësor Kurbin.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb