TIRANE-Negociatat mes aleatëve në kampin opozitar vijojnë. Paraditen e së hënës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me krye republikanin Fatmir Mediu. Mësohet se palët në takim kanë shprehur vullnet të plotë për arritjen e një marrëveshjeje zgjedhore, pas ngërçit të krijuar mes palëve për Bashkinë e Durrësit, ku Partia Republikane është e bindur se Agron Duka është kandidaturë fituese. Ndërkohë, demokristiani Nard Ndoka në mesditë u shpreh i pakënaqur me negociatat, pasi sipas tij po publikohen kandidatura të pakonsultuara me aleatët.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: