Java e 5-të e kampionatit zviceran zbriti në fushë shumë lojtarë shqiptarë të cilët janë pjesë e elitës helvete.
Sioni i drejtuar nga Paolo Tramexani nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim kundër 1-1 kundër Luzernës. Në këtë takim përveç mbrojtësit të krahut Emir Lenjani që u ndëshkua me karton të verdhë, debutoi edhe Burim Kukeli. Të dy lojtarët e përfaqësueses luajtën përgjatë 90 minutave.
Me ekipin e Luzernës në fushë ishte i inkuadruar Hekuran Kryeziu i cili gjithashtu luajti për të gjithë minutat e takimit. Pas 5 javësh, Sioni ka grumbulluar 7 pikë dhe mban vendin e 6 në renditje.
Edhe Bazeli nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Luganos. Mesfushori grintoz Taulant Xhaka nuk ishte i grumbulluar si pasojë e një sëmundje, ndërsa Bazeli i tij renditet i 3-ti pas 5 javësh me 10 pikë.
Grasshopersi i Albion Avdijajt mposhti 2-0 St. Gallenin e Albian Ajetit. Avdijaj e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli, ndërsa Ajeti ishte në fushë për 90 minuta.
(e.k/BalkanWeb)