Interi ka mahnitur sot me një kthim rezultati ndaj Romës, në shtëpinë e kësaj të fundit. Roma dominoi lojën në pjesën e parë me një gol të Dzekos, por pjesa e dytë foli për zikaltërit.
Sulmet e panumërta u konkretizuan me një gol të Mauro Icardi-t në minutën e 67′ dhe pas 10 minutash, ishte po argjentinasi që dyfishoi rezultatin për Interin.
Një super aksion u finalizua perfekt nga Vecino, i cili për 3-1 shënoi golin e parë në fanellën zikaltër.
Deri në fund Interi u mbrojt mirë, madhe rrezikoi, por rezultati nuk ndryshoi.
Interi me fitoren e dytë rresht në dy ndeshjer e para shumë të vështira, pos që gjendet në krye të tabelës.
https://www.youtube.com/watch?v=6XrLkWps2JY
(BalkanWeb)
