TIRANE-Duket se ditët e nxehta të verës kanë përfunduar për t’i lënë vendin vjeshtës dhe reshjeve të shiut. Një pjesë e Shqipërisë, duke përfshirë edhe kryeqytetin është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu dhe shtrëngatash duke shkaktuar edhe përmbytje.
Në disa lagje të kryeqytetit ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësoreve për shkak të reshjeve të dendura.
Policia Rrugore porosit të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit sidomos në qytetin e Tiranës.
“Kushtet e këqija të motit kanë vështirësuar rrjedhshmërinë e trafikut ndaj duhet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të mjetit sidomos kujdes kërkohet për segmentin Tiranë-Durrës”- thuhet në reagimin e policise.
(d.d/BalkanWeb)
