Koreja e Veriut ka treguar se është serioze në fjalët që thotë se do të sulmojë. Raketa e hedhur një ditë më parë në Japoni, ishte “hapi i parë” i operacioneve ushtarake në Paqësor.

Raketa e hedhur të martën kaloi mbi ishullin verior japonez të Hokkaido-s, duke nxitur paralajmërime sigurie për banorët.

Ky veprim i Koresë së Veriut u dënua nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Megjithatë nuk janë diskutuar sanksione të reja ndaj Penianit. Rusia dhe Kina fajësuan veprimtarinë e ushtrisë amerikane në rajon për tensionimin e situatës, duke nxitur negociata mes palëve.

Në muajt e fundit, Korea e Veriut ka kryer një sërë testesh balistike, pavarësisht sanksioneve nga Kombet e Bashkuara. Më e fundit, raketa Hwasong-12 e prodhuar në vend, u testua në orët e para të mëngjesit të së martës, nga një vendndodhje pranë Penianit.

Hedhja e raketës mbi Japoninë ishte një kundërpërgjigje direkte ndaj stërvitjes së përbashkët ushtarake mes trupave amerikane dhe koreano-jugore.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb