TIRANE- “BalkanWeb” zbardh vendimin e gjykatës së Kavajës lidhur me ngjarjen e vitit 2015 ku autori i vrasjes së sotme të gjyqtares Fildes Hafizi, ish-burri i saj, u dënua me 3 vite burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se vendimi ndaj Fadil Kasemit u dha nga gjykata më 28 prill të 2016-ës, ku trupa gjykuese e çështjes ishte Eda Kaja dhe Markelian Koço. Kasemi u lirua nga burgu për shkak të një amnistie.
(ed.me/BalkanWeb)