Administrata e Presidentit Trump urdhëroi të enjten mbylljen e konsulatës ruse në San Francisco si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Uashington si dhe në konsulatën e saj në Nju Jork.

Vendimi vjen si kundërpërgjigj ndaj dëbimit nga Rusia të diplomatëve dhe personelit tjetër diplomatik të SHBA në Rusi para disa javëve.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha se kjo masë e barazon numrin e personelit diplomatik të SHBA dhe Rusisë në vendet përkatëse.

Moska e ndërmori shkurtimin e stafit diplomatik amerikan më parë këtë vit si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA. Uashingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 vetësh.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson kishte thënë se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin përpara 1 shtatorit. Zyrat e Rusisë duhet të mbyllen deri të shtunën.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb