ZVICER – Gjelbrim Taipi është njëri nga futbollistët shqiptar që po shkëlqen në Zvicër. Mesfushori po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Wil, gjë që ka bërë që pas tij të vihen skuadrat më në emër në Zvicër, si Grasshoppers, Luzern, St Gallen e Thuhn.
Se ka aftësi të mëdha, e ka treguar këtë edhe në ndeshjen e fundit kundër Biel Bienne, ku teknika e tij është në maksimum. Duket se stili i tij është i ngjashëm me atë të mesfushorit të madh Zinedin Zidane. 22-vjeçari është transferuar te Wili nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa pritet që në verë të nënshkruaj me njërën nga skuadrat elitare të Zvicrës.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: