TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur foton e një xhamie për të uruar Kurban Bajramin. Bëhet fjalë për “Xhaminë e Beqarëve” në Berat, për të cilën Rama thotë se është objekt i trashëgimisë kulturore.

“Mirëmëngjes ? dhe gëzuar Kurban Bajramin me këtë foto të Xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër”, shkruan kryeministri.

Rama fb

Por nga ana tjetër, komentuesit përveç urimeve i kujtojnë ‘krokodilin’, një fjalë që Rama përdori dje për të gjithë ata që reaguan për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi.

Komentuesi: Oh ti lali gjati, lëri këto urimet e krokodilit, po futju punës e zgjidh hallet e popullit që të dha votën.

komente fb

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb