Uji në gjendje të lëngshme mund të jetë i bollshëm në 7 planete të ngjashëm me Tokën që rrotullohen rreth yllit Trappist -1, në veçanti në tre prej tyre.
Ky zbulim shton mundësinë që këta trupa qiellorë, në largësi vetëm 40 vjet dritë mund të mirëpresin jetën e gjallë. Zbulimi, i bazuar në vëzhgimet me teleskopin hapësinor Hubble, është realizuar nga Universiteti i Gjenevës, shkruan TgCom24.
Planetet që mund të kenë sasinë më të madhe të ujit janë në pjesën më të jashtme, duke përfshirë planetët E.F. dhe G. Që janë në janë në zonën e banueshme dmth. rajoni rreth yllit ku temperaturat lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm. Dy më të brendshmit, Trappist-1b dhe Trappist-1c, do të strehonin më pak.
Zbulimi u bë i mundur duke matur me teleskopin e drejtuar nga NASA e ESA (Agjencia Hapësinore Europiane), rrezatimin e yllit. Kjo, lejoi llogaritjen se si energjia e tij ka ndryshuar përgjatë 8 miliardë viteve e se si ka ndikuar në burimet ujore në 7 planetet.
(m.k/BalkanWeb)
