TIRANË- Një ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi jo vetëm kryeqytetin, një i afërm i gjyqtares Fildeze Hafizi deklaron se Fadil Kasëmi, ish-burri i 39-vjeçares e vrau me paramendim.
Në një prononcim të shkurtër për “BalkanWeb” dhënë gazetares Klodiana Lala, kushëriri i të atit të gjyqtares, që ndodhet në banesën e saj ku janë hapur dyert e mortit, thotë se ky është një krim me përmasa të rënda.
“Shteti ka përgjegjësinë e tij në këtë ngjarje tepër të rëndë jo vetëm për familjen por edhe për shoqërinë. Ish-burri e vrau me paramendim dhe kjo është e vërteta. Është një krim me përmasa të rënda”, u shpreh ai, raporton “BalkanWeb”.
(m.k/BalkanWeb)