U fotografua nga paparaci ynë një vit më parë në të njëjtin plazh, në Dhërmi. Asokohe ishte akoma Briseida Shehaj, ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, ka zgjedhur jugun e vendit për të kaluar pushimet e verës. Ashtu si edhe vitin e kaluar, ajo u fotografua nga paparacët në të njëjtin plazh si një vit më parë, në Dhërmi.

Vitin e kaluar, Shehaj ishte në këtë post me përgjegjësi të lartë, dhe fakti që kishte një moshë relativisht të re ngjalli jo pak debat asokohe, nëse mund të ishte e përshtatshme ose jo për atë post.

Për vetë profilin e punës, Shehajt i duhej të kishte një pamje dhe veshje shumë zyrtare. Por pasi ajo dha dorëheqjen nga ajo detyrë, ne kemi pasur rastin ta shohim në veshje disi më moderne dhe me flokë të lëshuara dhe të krehura bukur. Në evente të ndryshme ajo nuk mund të linte asnjë fotograf indiferent.

Por fotot në bikini një vit më parë shpërthyen rrjetin me komente nga më të ndryshmet, kryesisht për format e saj fizike. Dhe historia përsëritet. Vitin e kaluar ajo vraponte buzë detit me një banane në dorë, që të ushqente nipin e saj, të cilin thuhet se e ka pikë të dobët. Edhe sivjet, Brisi fotografohet në të njëjtën situatë, duke u marrë me nipin, që këtë vit është pak më i madh dhe mund të luajë edhe top me hallën.

Ajo që të bie në sy është se ish-drejtoresha nuk e ka formën perfekte të një viti më parë. Pak fare bark dhe pak celulit ia prish disi perfeksionin e dikurshëm, por gjithsesi një gjë është e sigurtë, që ajo është një vajzë shumë tërheqëse, shkruan “panorama”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: