TIRANË-Shqyrtimi i kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima ka ngjallur replika mes deputetit dhe opozitës në Kuvend. Deputeti Koço Kokëdhima akuzoi deputetin Arben Ristani se në Mbledhjen e Këshillit të Rregullores ishte i dehur. Ai e cilësoi rRistanin si bori të zgjedhur nga Sali Berisha.

“Dëshiroj të shpreh pakënaqësinë time për zotin Ristani i cili u zgjodh të përdoeret nga Saliu në këtë seancë kundër meje. Ristani është nip në fshatin tim por gjyshi i ristanit ishte Pllatulla. Pllatulla ishte kushëri i parë me gjyshin tim e kishte bërë Baxhia motra e Mitros. Dhe mund të kishte zgjedhur Saliu një bori tjetër për ta përdorur kundër meje. Kam një këshillë për ty Ristan se të ndoqa me vënendnjenë komisionin mandateve. Ishe i dehur, ishe bër dhogë dhe kjo të tuerpëron tre hertë një herë si anëtar i këshillit, si kushëri i imi dhe si deputet i opoziëtës.”- u shpreh Kokëdhima.

Më tej ai e akuzoi deputetin Ristani se ka shkelur ligjin gjatë kohës që ishte kryetar i KQZ-së dhe vazhdonte të merrte rrogën si zëvendësministër. “ Ke shkelur ligjin dhe ke vepruar në papajtueshmëri me ligjin kur ke marrë rrogën si zëvendës ministër duke qenë Kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve. Dua ti drejtohem zgjedhësve të mirë dhe tu kërkoj ndjesë që jam i detyruar të flas për veten time dhe tu marr kohë për të dëgjuar çështje që lidhen me punën dhe aktivitetin tim. Saliu me të vetët përpiqet të bëj pis figurën time. Ka mobilizuar edhe familjen e tij dhëndrin dhe fëmijët që të bëjnë pis portretin tim me shpifjet.”- u shpreh Kokëdhima.

Më tej Kokëdhima theksoi se nuk ka pasur asnjë rast kur ai ka shlekur ligjin dhe detyrën që mban. Sipas tij, kjo është një luftë nga profanët e Sali Berishës. Nga ana tjetër, deputeti i PS-së deklaroi e nuk kanë qënë 150 kontrata, të cilat i përmendi deputeti i PD-së, Ristani, por vetëm 11 kontrata, të cilat janë lidhur para se ai të merrte mandatin e deputetit.

“Doja ti referoheshe kushteve të papajtueshmërisë. Po e nis nga pika tre. Unë ju them se Abissnet është një kompani që zotëron 11 për qind të tregut, dhe asnjë përqindje më shumë. Nuk ka qenë asnjëherë e tillë, e as sot. Në këto rrethana, të zotërosh aksione në këtë kompani, nuk do të htotë se je në kushte të papajtueshmërisë. Deputet të opozitës përpiqen të bindin opozionin se unë kam shkelur ligjin. Ristani thotë se të jesh aksioner, do të thotë të jesh drejtues i një kompanie. Disa deputet të janë aksioner, ish deputeti Halim Kosova, Sadri Abazi, Dashamir Tahiri, Fatmir Toçi, Paulin Stërkaj, Astrit Veliaj, pasi sipas Ristanit ju po shkelni ligjin. Të jesh aksioner nuk është një gjë e ndaluar dhe nuk është shkelje dhe nuk do të thotë se je në gjendje të papajtueshmërisë. Nuk do të thotë se po abuzon me pushtetin, siç kanë bërë shumë nga oborri i Saliut dhe vetë ai.

Janë 11 kontrata të cilat kanë paraqitur zotërinjtë e opozitës si shkelje. 11 kontrata, të cilat, janë nënshkruar të gjitha para datës që unë të shpallem deputet. Këto kontrata nuk i përmendim, por thonë se janë 150 raste. Një kontratë është lidhur më datën 1/01/2013 me bnashkinë e Elbasanit për internet, pastaj një kontratë telefonie, po me Elbasanin. E janarit të 2013-ës. Një tjetër kontratë me Avokatin e Popullit në janar 2013. Një tjetër me komunën e Petrelës, në janar 2013 apo dhe një kontratë me komunë e Rrushbullit, më shkurt 2013. dua ti kujtoj Ristanit dhe një gjë. Mbledhja e Kolegjit për të shpallur deputetët ka nisur në datën 2 gusht 2013. edhe kjo kontratë që solle këtu, është nënshkruar një ditë para se të shpallesha unë deputet. Totali i këtyre kontratave është 196 mijë lekë. Të ardhurat nga këto kontrata deri tani kanë qenë 7 mijë euro. Mandati im është shpallur më datën 2 gusht, dhe unë nuk kam marrë pjesë më në asnjë prokurim publik.”, -tha Kokëdhima.

Më tej, ai shtoi se nuk ka qenë në asnjë rast në kundërshtim me ligjin. Nga foltorja e Kuvendit, Kokëdhima deklaroi se në zgjedhjet e 21 qershorit PD do dal e humbur, duke përmendur kështu rastin e jugut. “Nuk kam qenë në asnjë sekondë të vetme në kundërshtim me ligjin. E kisha paralajmëruar Saliun, se ata profanët e tu do të fusin në qorrsokak. Ju e lexoni zotëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por lexoni vetëm gjysmën e gjësë. Kështu bëri dhe Ristani. Siç ju kemi shpartalluar kudo, dhe në zonën e jugut, nuk do bëheni kurrë 20 për qind. Keni qenë një flamë, dhe aq më tepër për jugun e vendit. E vodhët dhe e plaçkitët, ndaj do kemi betejën e radhës. Do dilni 5-0 dhe do e shporrim atë ndjesinë që i vutë vendin dhe në përgjithësi në jug të vendit.”, -përfundoi deputeti i PS-së.

Më herët deputeti Ristani prezantoi në Kuvend raportin e opozitës ku kërkohej heqja e mandatit për deputetin Kokëdhima dhe dërgimi i çështjes në gjykatën Kushtetuese. Deputeti theksoi se Kokëdhima ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ka qenë deputet.

“Në momentin që ka qenë deputet ka përfituar fonde publike. Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtojë çështjen dhe të japë verdiktin e saj. Sa i përket marrëdhënieve të mia me Kokëdhimën, mu kujtua një shprehje e vjetwr qw qarkullonte nw fshat. Në fshat e kishin të ndaluar të bënin krushqi me Këkdhimajt. Tani e kuptoj se përse kanë pasur të drejtë.”- u shpreh Ristani.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: