Kombëtarja Shqiptare do të luajë në “gjëndje” të jashtëzakonshme sonte në Strumicë.
Përveç dërgimit në një stadium aspak të denjë për ndeshje të tilla, situata e krijuar nga autoritetet maqedonase duket se s’ka të bëjë aspak me një përballje sportive.
Tifozë nga grupi i atyre që kanë shkuar për të ndjekur djemtë kuqezi në Maqedoni rrëfejnë për Albeu.com se janë duke u shoqëruar nga Forcat Speciale të Maqedonisë në udhëtimin e tyre nga Shkupi në Strumicë, ndërkohë që pritet t’tju ushtrohen tre kontrolle të rrepta ndaj tyre.
“Jemi rreth 300 tifozë këtu. Po udhëtojmë për në Strumicë të shoqëruar nga forcat speciale. Na kanë thënë që do të bëhen tre kontrolle”, – shprehet njëri prej tifozëve
Imazhe të publikuara më parë tregonin kushtet skandaloze të stadiumit të Strumicës, i cili është krejtësisht i amortizuar.
(BalkanWeb)
