JAPONI- Një 32-vjeçar ka humbur jetën në një mënyrë paradoksale pas lajmit të gëzueshëm se e dashura pranoi propozimin për martesë.32-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në makinën e të dashurës kur i kërkoi asaj që të ndalonte në mes të urës Irabu, që lidh ishujt e Miyako dhe Irabu, në Japoni.Ai i tha asaj se donte të shihte nga afër urën dhe të shikonte pamjen, por më pas u ul në gjunjë dhe nxori unazën.
Mediat shkruajnë se ai ishte gëzuar aq shumë nga përgjigja e partneres, sa hipi në hekurat rrethues të urës duke hapur krahët në ajër në shenjë festimi.Fatkeqësisht pak sekonda më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe ra nga ura, nga 100 metra lartësi.Trupi i tij u gjet 7 orë më vonë i pa jetë.
(BalkanWeb)
