Nga: OLA MITRE*TIRANE-Punonjësit e adminis tratës publike, që lar gohen nga puna, por me vendim të formës së prerë nga gjykata duhet të rikthehen në vendin e mëparshëm të punës, nuk do e kenë më këtë të drejtë.
Penalizimi vjen nga Kodi i ri i Punës, i cili ka mbërritur në Kuvend për diskutim. Më konkretisht në nenin 155 të kodit aktual, thuhet: Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim. Ndërkohë që, sipas nenit të riformuluar fjalia e fundit është hequr, ndërsa është shtuar edhe një pikë e re, që vendos limite kohore për ngritjen e padisë ndaj punëdhënësve në raste të zgjidhjeve të kontratave.
Sipas ndryshimeve, “nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të justifikuara, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit, në gjykatë, brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës. Në rastin kur motivi i pajustifikuar është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi. Për punëmarrësit në administratën publike zbatohen procedurat dhe afatet për ngritjen e padisë, të përcaktuara në ligjin për gjykatën administrative”.
Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print
(a.n/GSH/BalkanWeb)
