TIRANE – Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin e Partisë Socialiste, një ditë para seancës parlamentare.

Kreu i qeverisë tha se thëlbësore në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar të qeverisë është disiplina e grupit.

“Puna e grupit fillon zyrtarisht nesër me seancën e parë të Kuvendit por do vazhdojë intensivisht jo vetëm në Kuvend, por edhe në terrenin ku skuadrat e deputetëve do të jenë të pranishme sic e kemi folur edhe më parë për të vijuar komunikimin me zgjedhësit. Është me rëndësi të nënvizohet se disiplina e grupit dhe qeverisë janë faktorë kyçë në këtë legjislaturë sikurse janë edhe shprehi elementare dhe e domosdoshme e punës së përbashkët në vijim,” tha Rama.

Në fillim të mbledhjes së PS, Rama i lëshoi një mesazh demokratëve dhe Lulzim Bashës, për Gramoz Rucin.

“Konkurentëve tanë tani ju them nëse nuk e votojnë Gramozin gabojnë një herë se nuk votojnë deputetin më të vjetur dhe 100 herë se refuzojnë të kuptojnë se Shqipërisë as nuk i duhen topat e baltës së hedhur nga politika”,- tha Rama.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: