SHKODËR – Një Exchange në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Burime nga policia lokale bënë me dije se nga zjarri rrezikohen disa dyqane të tjerë, në këtë qytet.

Sapo janë njoftuar për zjarrin, forcat e zjarrfikëseve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e tij dhe lokalizimin e flakëve. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë tensioni i lartë.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: