Tifogrupi ultras i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka bërë në faqen zyrtare në Facebook një sqarim në lidhje me kthimin në stadium në mbështetje të skuadrës bardheblu.

Ata bëjnë me dije se kundërshtia ndaj drejtuesve të klubit do të vazhdojë deri në dorëheqjen e presidentit Refik Halili, paralelisht me ndihmesën e skuadrës për t’u kthyer në Superiore, shkruan Panorama Sport.

“Ne Jemi TIRONA!
TF do të jetë prezent të shtunën në 18:00 në stadiumin “Selmon Stërmosi”.
Jemi gati!
I bëjmë thirrje të gjithë antarëve dhe jo vetëm, të na bashkohen në sektorin tonë për nisjen e një rrugë të gjatë drejt rikthimit të Tironës aty ku i takon dhe fillimit të një lufte direkte me fajtorët e situatës aktuale të bardhë e bluve.
Nuk do të jemi spektator dhe as nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona, deri në DORËHEQJEN e ish presidentit.
Ja nisim nga e shtuna.
Bashk mo të fortë!
Ne do të jemi aty prej orës 17:00
Tirona Fanatics
Krenaria e Kryeqytetit”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb