NGA: ZONJA VJOLLCA*

2 patëllxhane
1 kokërr vezë
3 lugë gjelle peksimadhe
4 lugë gjethe djathë kaçkavall
2 lugë gjelle miell
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi
Vaj për skuqje

Qërojmë patëllxhanët, i presim në copa të mëdha dhe i ziejmë në ujë me kripë derisa të zbuten mirë. Më pas i kullojmë, i shtypim me pirun dhe bashkojmë patëllxhanët me vezën, peksimadhen, djathin kaçkavall të grirë dhe majdanozin e grirë hollë. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe nëse brumi i krijuar është shumë i butë shtojmë dhe pak peksimadhe. Lyejmë me miell dërrasën e punës dhe marrim lugë pas luge nga pak brumë, e rrotullojmë në miell dhe formojmë qofte të vogla. Kështu vazhdojmë derisa të përfundojë komplet brumi i qofteve dhe më i pas i skuqim. Qoftet i servirim të pudrosura me pak djathë dhe majdanoz.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb