Nga: ZONJA VJOLLCA*

1 kg spinaq
4 kokrra vezë
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Arrë moskat
Kripë

Për beshamelin:
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
400 ml qumësht
Kripë
Arrë moskat

Në një tigan shkrijmë gjalpin bashkë me një lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim hudhrat e grira imët për 1 minut, më pas shtojmë spinaqin, e leme sa të zbutet pak dhe menjëherë e shtrojmë në një tavë qeramike duke e rregulluar me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Thyejmë katër kokrra vezë dhe i vendosim mbi spianaq. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë për 2-3 minuta, më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë derisa qumështi me miellin të kalojnë në vlim. E rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e shtrojmë beshamelin në tavë duke mbuluar të gjithë sipërfaqen. E pudrosim në fund me djathë parmixhano dhe e vendosim në furrë për 20 minuta në temperaturën 190-200 gradë Celsius.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: