TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat lidhur me të ashtuquajturat sipas tij të bandave të Elbasanit, ndërsa nuk ka kursyer edhe ironitë për pasardhësin e tij Edi Rama.
Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit pohoi se biznesmeni Petrit Cela (person i shpallur në kërkim nga policia, pasi mjeti në pronësi të tij ka goditur makinën e policisë, është babai i Shullazit të Elbasanit.
Mes të tjerash në dëshminë e tij qytetari dixhital shkruan se Suel Çela bashkë me bandën e tij, e ka kthyer Elbasanin si Teksasi i vjetër i kaubojve. Ndërkohë, Petrit Çela mohoi sot të ketë lidhje me ngjarjen, ndërsa tha se të gjitha janë trillime.
MESAZHI I BERISHËS
Kryekumbara Rama me kumbar Çelen dhe don Lalen!
Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetareve dixhital! sb
“Pershendetje z.Berisha po ju dergoj disa foto te petrit celes babait te shullazit te elbasanit per te kuptuar se sa mbrojtje shteterore ka kjo bande.
Duke ju kujtuar se suel cela vetem pak dite me pare ka dhunuar fizikisht shefin e krimeve ne elbasan
Suel cela bashke me banden e tije ne qytetin e elbasanit te cilin e kane kthyer si texas i viteve te kaubojsve te cilet levizin te armatosur dhe kohet e fundit kane filluar te vendosin gjoba dhe marrin prona te ndryshme me dhune.
Petrit cela eshte personi me syze ne koke”
(BalkanWeb)