Eliminimi i lëngjeve të tepërta në trup mund të arrihet edhe duke ngrënë shëndetshëm, pa qenë nevoja të përdoren ilaçe.

Shparg
Që në Mesjetë, shpargu është përdorur për vetitë e tij diuretike. Këto veti vijnë nga aminoacidi asparagine, që është përdorur për të trajtuar ënjtjen, reumatizëm dhe grumbullimin e ujit në trup, shkruan “shëndeti”. Pas konsumimit të shpargut, urina merr një erë të çuditshme si pasojë e zbërthimit të acidit asparagusik në substanca që përmbajnë sulfur kur treten.

Panxhari i kuq

Panxhari është i pasur në kalium, që ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta në trup. Panxhari njihet gjithashtu edhe për vetitë e tij anti-inflamatore falë përbërësit që i jep ngjyrën e kuqe, betaninës.

Selinoja
Hipokrati e rekomandonte selinon për të eliminuar lëngjet e tepërta në trup. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se fetalidet tek selinoja kontribuojnë në efektet e saj diuretike. Ndërsa nivelet e acidit urik në trup pakësohen nga inhibitorët COX-2 tek selinoja, që e bëjnë atë trajtimin ideal për edemën.

Boronicat e kuqe

Amerikanët ishin të parët ata që zbuluan efektet diuretike të boronicës së kuqe, duke i përdorur në trajtimin e një sërë gjendjesh shëndetësore, si ekzema, që mendonin se shkaktohej nga abuzimi me konsumimin e kripës. Lëngu i boronicës është përdorur nga gra në të gjithë botën për të parandaluar dhe trajtuar cistet dhe çrregullime të tjera të fshikës së urinës. Boronicat janë gjithashtu të mira për eliminimin e lëngjeve të tepërta në trup pa pasur nevojë që të largojë edhe kaliumin.

Kastravec
Kastravecët janë të pasur me sulfur dhe silikon, që ndihmojnë veshkat të eliminojnë acidin urik. Të pasura në ujë dhe kalium dhe shumë pak kripë, kastravecët pengojnë gjithashtu prodhimin e acidit nitrik dhe enzimave inflamatore. Fetat e kastravecit mund të përdoren edhe për të larguar ënjtjet poshtë syrit.

Hudhra
E njëjta substancë kimike që i jep hudhrës aromën karakteristike, allicin, një kimikat i bazuar në sulfur, i jep asaj edhe vetitë mjekësore. Studime të ndryshme kanë treguar se hudhra shërben edhe si diuretik. Kjo erz është gjithashtu një antioksiduese e fuqishme dhe ndihmon për zbërthimin e yndyrave.

Majdanoz
Majdanozi, sidomos si çaj, është një kurë tradicionale për edemën (mbajtjen e ujit në tru).

Shalqi

Shalqiri, me përmbajtjen e tij 92% ujë dhe nivelet e larta të kaliumit, ka gjithashtu veti diuretike. Ai përmban aminoacidin citrulline, që mbron enët e gjakut dhe mundëson kalimin e lëngjeve afër indeve, duke parandaluar kështu mbajtjen e ujit në trup.

Lakra
Përmbajtja e lartë në fibra dhe ujë e lakrës e bëjnë atë ushqimin perfekt për të rënë në peshë dhe si diuretik natyral. Romakët e kanë përdorur lakrën për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga të pirit e alkoolit. Lakra e kuqe është gjithashtu një antiinflamator i mirë, duke qenë se përmban antocianinë. Mund të provoni këto diuretik natyral, megjithatë nuk duhet të harroni: Nëse i keni këmbët gjithmonë të ënjtura ose mbajtje të ujit, duhet të bëni një vizitë mjekësore për të përcaktuar më mirë shkakun.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: