TIRANË- Pas bashkimit me koalicionin e majtë të maxhorancës, Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar sot se do të bëjë publik “divorcin” me PD-në, i cili sipas tij erdhi për shkak të mungesës së seriozitetit të kësaj të fundit.

Ndoka ka thënë se PDK-ja nuk ka pasur kërkesa ultimative por frymë bashkëpunimi dhe se kishin rënë dakord me PD-në për bashki e kandidatë të veçantë, por më pas ai thotë se PD i zhbëri këto vendime.

“Do bëj publik divorcin me PD-në. Kemi qenë korrekt, nuk kemi pasur kërkesa. Nuk kemi pasur kërkesa ultimative por frymë bashkëpunimi. Nga ana e PD-së ka patur mungesë të theksuar serioziteti. Ne kishim rënë dakord për bashki e kandidatë të veçantë pas 24 orësh PD i zhbëri këto vendime”, tha Ndoka.

Dje ai tha pas mbledhjes së kryesisë, se PD i ka mbyllur të gjitha dyert e bashkëpunimit, ndaj dhe kalimi në koalicionin qeverisës sipas tij ishte i detyrueshëm.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: