Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, është dënuar me 1 vit skualifikim dhe 20 mijë euro gjobë nga Gjykata Kombëtare e Federatës Italiane të Futbollit për çështjen e lidhjeve të palejuara me ultrasit bardhezinj, raportojnë mediat italiane.

Vendimi: “Gjykata Federale Kombëtare-Seksioni Disiplinor ka pranuar pjesërisht s’kualifikimin e propozuar nga akuza dhe ka vendosur se: Andrea Agnelli do të s’kualifikohet me 1 vit dhe do të gjobitet me 20 mijë euro. Juventus do të gjobitet me 300 mijë euro”.

Kërkesa e akuzës ka qenë për dy vite e gjashtë muaj pezullim për presidentin e Juventus dhe dy ndeshje me dyer të mbyllura për skuadrën dhe një ndeshje tjetër pa tifozët ultras. Avokatët e Agnelli-t janë shprehur të zhgënjyer për këtë vendim: “Besonin te shfajësimi i plotë i presidentit dhe ky vendim na zhgënjen. Do ta apelojmë këtë vendim”, ka thënë Franco Coppi, avokati i Agnelli-t.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb