Rastet kur sinuzitet akute nuk trajtohen ose nuk ka bërë efekt mjekimi, situata mund të përkeqësohet. Shenjat paralajmëruese për komplikacione nga sinuziti akut bakterial mund të jenë: ënjtje përreth syrit, zhvendosje e syrit, pamje e dyfishë, dhimbje syri, reduktim i mprehtësisë së pamjes, ënjtje ose dhimbje të forta të ballit dhe më rrallë meningjit.
Shenjat klinike
Shenjat subjektive të sinusitet janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga çrregullime të gjendjes së humorit, lodhje dhe paaftësi në punë. Por mund të shfaqen edhe probleme në pamje dhe në nuhatje. Ankesa kryesore është dhimbja në ballë, faqe, dhëmbë etj. Dhimbja e kokës në sinusitet e mprehta është gjithmonë prezente, ndërsa në sinusitet e vjetra mund të mungojë. Karakteri dhe intensiteti i dhimbjes ndryshon sipas ndjeshmërisë së presionit dhe vrullit të procesit inamator.
Disa herë të sëmurët ankohen për rëndim të kokës ose gjendje hutimi. Në shumicën e rasteve dhimbjet janë të forta dhe therëse. Këto dhimbje therëse provokohen në lëvizje aktive, kur i sëmuri ulet, ngrihet ose shtrëngohet. Në përgjithësi, kur sekrecionet nuk mund të derdhen jashtë, dhimbja ka karakter lokal dhe kufizohet përgjithësisht në faqe, ballë ose tëmtha.
Trajtimi
Sipas mjekëve të mjekësisë, eukalipti është e vetmja bimë, që ka dhënë rezultate tepër të efektshme, për çlirimin e rrugëve të frymëmarrjes, për rrjedhojë edhe sëmundjen që ka lidhje me këto rrugë.
Në farmacitë bimore gjenden disa produkte që kanë në përbërje të tyre bimën e eukaliptit, të cilat përdoren për të trajtuar problemet e sistemit të frymëmarrjes. Trajtimi me gjethet e thata të eukaliptit, të cilat mund të përdoren duke zierë 50 gram në një litër ujë kanë dhënë rezultate mjaft të mira për kurimin dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Pasi bëhet kjo banjë, avulli nuk duhet dalë në ajër të ftohtë, pra nuk duhet dalë jashtë veçse pas një ore.
Zakonisht sinusiti shfaqet pas një rrufe të zgjatur. Kur shohim se kemi ethe, dhimbje, sekrecione të trasha dhe me erë, duhet të shqetësohemi dhe t’i adresohemi menjëherë mjekut për të ditur se si të veprojmë.
(BalkanWeb)
