TIRANE– Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrësit e vendit, i ka dhënë një ‘këshillë’ miqësore ministres së Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qatos.
Sapo i ka thënë fjalën ministres, Rama nuk ka nguruar që t’i kujtojë asaj që mos të lexojë shumë.
“Mos lexo shumë tani”, i tha Rama, Qatos. Ndërkohë që kjo e fundit është përgjigjur pozitivisht. “Jo, do përpiqem të flasë shkurt. Do flasë gjatë sipërmarrja e re”, tha Qato.
(ed.me/BalkanWeb)
