PARIS-Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është e një rëndësie themelore dhe pikërisht për këtë do të organizoj një referendum, deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i intervistuar nga media franceze.
”Populli ukrainas duhet të prononcohet për këtë çështje”, deklaroi Poroshenko, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë.
“Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ukrainën”, theksoi ai.
Poroshenko u prit sot edhe nga presidenti francez, François Hollande.
(d.d/BalkanWeb)