SARANDE-Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në portin e Sarandës një nga jahtet më të mëdha në botë, i quajtur Maltese Falcon.
‘BalkanWeb’ mëson se jahti me flamur maltez në pronësi të kompanisë Pleon Ltd, e cila e jep me qira tek njerëz të pasur për të udhëtuar ka ankoruar në portin shqiptar, ndërsa nuk dihet se kush është vizitori i rëndësishëm.
Nga ajo çka dihet është fakti se këtë jaht më parë e kanë marre me qira aktori Tom Hanks, Hugh Jackman apo një nga themeluesit e Google, Larry Page.
(ed.me/BalkanWeb)