Dashi

Do t’i ndani idetë tuaja me të tjerët dhe do të merrni miratime nga ata që i vlerësoni. Dhe mos u shqetësoni, askush nuk do të ankohet, nëse lëni mënjanë ndonjë hollësi me pak rëndësi. Në horizont shfaqen miqësi për t’i forcuar apo për t’i rizbuluar, ndoshta pas një kontakti fillestar virtual.

 

Demi

I keni besuar një personi që e keni njohur së fundmi dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij, jo shumë korrekte. Planetët nuk janë të favorshëm ndaj jush. Mos e ndërlikoni më tej situatën, mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.

 

Binjakët

Falë pozicionit të favorshëm të Neptunit, të tjerët do ju ndihmojnë në punët e shtëpisë, kështu që do arrini të keni pak kohë të lirë për vete! Jeni gjithmonë të gatshëm të ndihmoni të tjerët dhe asnjeri nuk do refuzojë t’ju japë një ndihmë të vogël, nëse ia kërkoni ju.

 

Gaforrja

Projektet më të rëndësime fillojnë mbarë edhe falë bashkëveprimit të Mërkurit me Neptunin, si dhe mundësisë që keni për t’i shtuar talentet që keni. Nuk keni probleme t’u tregoni të tjerëve se keni të drejtë, ja pse do t’ju ndjekin pa u sforcuar.

 

Luani

Pozicionimi i Saturnit ju pengon, por ndërkaq ndërhyrja e Neptunit nuk mund të mos ndodhte në një moment më të mirë për ju. Do të tejkaloni çdo lloj pengese. Nëse një çështje po ndërlikon ekzistencën prej disa kohësh, tani me në fund gjithçka zhbllokohet.

 

Virgjëresha

Disa angazhime të rëndësime nuk ju lënë kohë që t’i realizoni ashtu si dëshironi. Fatkeqësisht, megjithatë askush nuk duket i gatshëm t’ju ndihmojë. Do t’i kryeni detyrat tuaja edhe të vetëm dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Peshorja

Energjia e Jupiterit do t’ju nevojitet së tepërmi në të botën e sipërmarrjes. Do t’ju ndihmojë gjithashtu të kanalizoni më mirë energjitë tuaja, në mënyrë që të ngriheni. Durimi shpërblehet, por në këtë rast nevojitet mbi të gjitha vullneti, që sidoqoftë nuk ju mungon!

 

Akrepi

Mendohuni dy herë përpara se të krijoni shumë siguri. Disa hapa të ndërmarra mund t’ju çojnë që të bëni disa zgjedhje të rëndësishme, që do të përfundojnë duke ju ndryshuar jetën.

 

Shigjetari

Për faj të lidhjes midis Marsit dhe Venusit, siguritë tuaja do të dalin se janë kështjella prej rëre, mbi të cilat nuk mund të keni më besim. Është më mirë të ecni me ngadalë për të mos u rrëzuar, gjë që nuk mund t’ia lejoni vetes në këto kohë.

 

Bricjapi

Nëse në të kaluarën nuk ia keni dalë të shfrytëzoni të gjithë potencialin e një situate shumë premtuese. Tashmë, bashkëveprimi i planetëve do t’ua japin mundësinë. Mos rrini duarkryq, sepse tani është momenti që të përshpejtoni për të arritur një objektiv të dëshiruar.

 

 

Ujori

Sot do të përjetoni një krijimtari të madhe. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa ndaluar. Nganjëherë, megjithatë nuk e kuptoni që e tejkaloni masën… Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!

 

Peshqit

Shfrytëzoni bashkëveprimin e Diellit me Hënën për të shtuar dhuntitë tuaja dhe të përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët tuaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: