E reflekton gëzimin nga të gjitha anët Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford, e cila është zgjedhur nga Karl Lagerfeld për të hapur sfilatën e Channel në Paris.

Për të manifestuar kënaqësinë e saj të madhe bukuroshja që ka festuar 16 vjetorin në shtator, ka publikuar në rrjetin social Instagram një pamje nga sfilata me komentin: ‘Kurrë s’do e kisha imagjinuar këtë në jetën time. Karl nuk kam fjalë për ta përshkruar kwtw emocion tw vecantë për mua. Jeni një legjendë’. Postimi ka marrë mijëra like dhe shumë komente.
Karriera e Kaia si modele është akoma në fillimet e saj. Ajo që e vogël ka pozuar për revista, por sfilatat në pasarelat e fashion week janë më të rëndësishmet e modës dhe ajo vetëm këtë vit është bërë pjesë e tyre.
Kaia ka marrë pjesë edhe në New York, Milano dhe në Paris ku ka sfiluar për brande të rëndësishme, gjithmonë nën mbikëqyrjen e mamit Cindy që e shoqëron kudo.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: