DURRES- Deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu vënë në lëvizje policinë e Durrësit. Raportohet se mbrëmjen e sotme atje janë arrestuar dy persona, që dyshohet të jenë pjesë e një bande kriminale, ndërsa një i tretë është shoqëruar.
Mes të arrestuarve rezulton të jetë edhe Marjel Fierza person me precedentë të theksuar penalë. Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia mësohet se ka gjetur dy pistoleta që i mbante pa leje.
30-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi iu ka shpëtuar dy atentateve në vitin 2010 dhe 2012.
Operacioni i policisë së Durrësit po vijon me kontrolle në disa banesa, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen me dije në një deklaratë për mediat.
(BalkanWeb)
