Nga: DHURATA VILA*
500 gr miell
250 ml ujë
2 lugë gjelle vaj
Kripë
350 gr fasule e zier
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Përgatisim brumin, hapim petët një nga një dhe i pjekim. Pasi petët të jenë pjekur, gjysmat e tyre i thërrmojmë në tavën ku do të vendosim petanikun. Hedhim fasulet e ziera, vaj ulliri, kripë dhe piper te zi dhe e mbulojmë më pas mbushjen me petët e mbetura. E vendosim petanikun në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)