Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kg gjizë
5 të verdha veze
2 lgj miell misri të verdhë
2 lgj miell gruri
1 tufë nenexhik i freskët
5-6 qepë të njoma (vetëm bishtat)
100 gr gjalpë
Kripë, piper i zi, piper i kuq

Fillimisht rrahim të verdhat e vezës, shtojmë pak vaj ulliri, hedhim qepët e njoma dhe nenexhikun të prerë holle. Shtojmë me pas dalëngadalë dy llojet e miellit dhe në fund gjizën. Mbasi është krijuar një masë homogjene e vendosim në nje tavë (mundësisht balte) të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë dhe më pas me anë të një luge formojmë mbi masë gropëza të vogla. E spërkasim me piper të zi dhe piper të kuq, si dhe me pak gjalpë dhe e vendosim ne furrë në 180 gradë Celsius për 20-30 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb