ARMENI-Kisha armene shenjtëroi sot 1,5 milionë viktimat e gjenocidit armen, kryer nga turqit osmanë, një ditë para ceremonisë zyrtare me rastin e 100-vjetorit të masakrës dhe pavarësisht kritikave të Turqisë që e hedh poshtë termin gjenocid, theksoi një gazetar.

Procesi i shenjtërimit u bë në ambient të hapur nga kreu i Kishës armene, Catholicos Karekine II, në Etchmiadzine, 20 kilometra nga Erevani para një ndërtese që daton në shekullin e IV që është konsideruar si katedralja e krishterë më e vjetër në botë.

“Më shumë se në milionë armenë u dëbuan, u vranë, torturuan, por ata mbetën besimtarë të Krishtit”, deklaroi Karékine II, gjatë këtij shenjtërimi, më e rëndësishmja për nga numri vendosur nga një Kishë e krishterë. Të 1,5 milionë viktimat e gjenocidit njihen tashmë si ët shenjtë nga Kisha armene.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: