TIRANE- Gjatë tensioneve të sotme në sallën e Parlamentit, ku kryeopozitari Lulzim Basha pushtoi foltoren me pretendimin se opozitës duhet t’i mundësohej kërkesa për debat në lidhje me pr.vendimin për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore, të pranishëm kanë qenë edhe disa nxënës shkollash.
Me sa duket kohët e fundit është bërë traditë që nxënësit të ndjekin live seancat, por sot ata janë detyruar të dalin pasi ajo u ndërpre disa herë. Një prej deputetëve socialistë Saimir Tahiri ka përfituar që në mesin e tensioneve të gjejë pak kokë për gjeneratën tjetër, siç i quan ai.
Ish-ministri i Brendshëm ka bërë një foto me ta para Parlamentit, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale me një mesazh të shkurtër: Që ata të bëhen më të mirë nesër.
STATUSI I TAHIRIT
Parlamenti, gjenerata tjeter ? ? ?
Sigurisht me mire se sot ?

(m.a/BalkanWeb)
