NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 patate e madhe
300 gr perime miks (bizele, karrota, misër, etj)
1 kokërr vezë
50 gr miell
1 lgj peksimadhe
Kripë, piper i zi
Për lyerjen:
100 gr miell
2 kokrra vezë
100 gr peksimadhe
Përbërësit
Qërojmë pataten, e presim në katërsh dhe e vendosim në zjarr për ta zjerë 20 minuta.
Ndërkohë vendosim perimet në ujë të vluar me kripë për 5 minuta, më pas i kullojmë. Pasi patatja të ketë zier plotësisht e kthejmë në pure. E vendosim purenë në nje tas ku shtojmë perimet, vezën, miellin, peksimadhen, kripën dhe piperin e zi. Formojmë një brumë të cilit i japim formë drejtkëndore dhe më pas e presim në copa të vogla drejtkëndëshe. I kalojmë më pas copat e prera të brumit në miell, më pas në vezë dhe në fund në peksimadhe.
Ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe kalojmë çdo kroketë për disa sekonda dhe menjëherë i largojmë duke i vendosur në një tavë të cilën e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta dhe më pas i shërbejmë me sallatë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb