FRANCE– Policia franceze ka ndërmarrë gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00 një operacion për të larguar shqiptarët nga çadrat e ngritura në rrugët e qytetit të Lionit.

Shqiptarët janë vendosur që prej një viti në këtë shesh duke ngritur çadrat dhe sfiduar edhe policinë, e cila disa herë ka tentuar t’i largojë, shkruan media franceze lyonmag.com.

Aksioni i policisë ka ardhur pas ankesave të qytetareve për kampet e shqiptarëve, pasi sipas tyre kanë krijuar zhurmë dhe mbetet problem higjiena.

Mësohet se të paktën 150 shqiptarë u hoqën nga zona e Mandela, të cilët kishin ngritur çadra në rrugë. Sipas autoriteteve kampi pengon hapjen e punimeve lidhur me ngrohjen urbane të qytetit.

Por dy orë pas ndërhyrjes së policisë franceze në Lion, shqiptarët u kthyen përsëri tek çadrat e tyre të ngritura buzë rrugës. Mediat franceze e kanë quajtur një dështim përpjekjen e policisë për t’i larguar ata.
gfnb
(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb