RUSI – Disa foto të dy modeleve , që pozojnë në mënyrë pasionante me një ari të madh po bëjnë xhiron e botës. Fotot janë realizuar në një pyll në periferi të Moskës dhe tregojnë modelet Maria Sidorova dhe Lidia Fetisova duke përqafuar dhe puthur kafshën gjigande.
Qëllimi i këtyre fotove është të nënvizojnë rëndësinë e bashkëjetesës me arinjtë dhe të sensibilizojnë njerëzit që të heqin dorë nga gjuetia. Fotografja Olga Barantseva thotë: “Donim të tregonim harmoninë që ekziston mes njerëzve dhe arinjve. Bëhet fjalë për një miqësi tradicionale në Rusi. Nuk duhet të merremi me gjueti ndaj miqve tanë që jetojnë në pyll”.
Modelet në fillim u shprehën se kishin frikë por pastajh thanë se sapo e përqafuan ariubn ndien ngrohtësinë e tij.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb