TIRANË- Enea Bekteshi, autori i dyshuar i goditjes së makinës së zv.drejtorit të policisë në Elbasan ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë.

Ai ka deklaruar para trupit gjykues duke u shfajësuar se është trembur nga të shtënat dhe nuk e ka kuptuar që goditi makinën e policisë.
Bekteshi ka pranuar se ka qenë ai shoferi i “Audit” të blinduar, por ka rrëfyer se për pak mund të mos ishte dhe gjallë.

“Kam qenë shofer i Audit A8. Nuk kisha qëllim të godisja mjetin e policisë. Nuk e kuptova që ajo që godita ishte makinë e policisë. U tremba nga të shtënat, doja vetëm të largohesha. Për pak gjë edhe mund të mos isha gjallë”, ka deklaruar Bekteshi.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb